Gjata: Beteja e PD-së për zgjedhjet, shkatërrimi i bashkëpunimit të politikës me krimin

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 21:27 | Politikë
Gjata: Beteja e PD-së për zgjedhjet, shkatërrimi i

Beteja e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka kaluar në një fazë tjetër atë të misionit për shkatërrimin e bashkëpunimit të krimit me politikën. Kështu u shpreh në studion e “Absolut 4” sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.

“Ky moment historik është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka kaluar në një fazë tjetër tani me precedentë tepër të rrallë në vendet europiane, dhe më shpesh në Lindje, kalimi nga përplasjet e vogla deri te mospranimi i rezultatit, tani nuk jemi këtu. Jemi në fazë tjetër; bashkëpunimi i kastës politike në pushtet me krimin e mafian, si rasti i patronazhistit, vënia në dispozicion e kësaj kaste politike, të gjithë administratës shtetërore në shërbim të tyre, këtu janë zgjedhjet. Kjo ka bërë që PD ka një mision që duhet ta shaktërrojë këtë”.

https://a2news.com/2021/05/17/dervishi-mungon-analiza-e-brendshme-ne-pd-zgjedhjet-brenda-partise-duheshin-shtyre/

Dhe në këtë pikë ai shton se edhe në diskutimet e djeshme të kryesisë në PD u ra dakord që zgjedhjet e 25 prillit u vodhën nga bashkëpunimit i kryeministrit Rama dhe Tom Doshit me krimin e organizuar.

“Në debatet e djeshme në kryesi nuk u morëm asnjëherë me replika me njëri-tjetrin, secili dha mendimin e tij. Ajo që ra dakord kryesia e këshilli që këto zgjedhje u vodhën nga bashkëpunimi i Ramës e Doshit me krimin e organizuar. Dhe shitblerja e votës në shumë mënyra përmes legalizimeve, të gjithë ranë dakord që këto zgjedhje në këtë mënyrë janë zhvilluar këtë herë. Të tjerat secili ka të vetën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos