Vrasjet në Velipojë, arrestohen 2 të plagosurit, tre në kërkim

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 16:56 | Kronikë
Vrasjet në Velipojë, arrestohen 2 të plagosurit, tre në

Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë dy nga të plagosurit e ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë natës së djeshme në Velipojë, ku si pasojë e një konflikti për të drejtën e hapësirës ranore pranë hoteleve të tyre u vranë 4 persona.

Bëhet fjalë për Hasan Ferracakun (Verracakun), 54 vjeç,  lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi Elmilind Dyli, 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër.

Dy shtetasit  të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  e kryer në bashkëpunim.

https://a2news.com/2021/06/27/pergjaket-velipoja-me-4-viktima-dhe-2-te-plagosur-shkak-hapesira-per-shezlong-et/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Gjithashtu janë shpallur në kërkim vëllezërit A. V., Sh. V. dhe B. V., banues në fshatin Pulaj të Velipojës, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos