Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, për arsye ende të panjohura.
Viktima, shtetasi Ylli Luçaj, punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në atë zonë.
Nga verifikimet e forcave të rendit, dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që po vijojnë hetimet mbi dinamikën.

Sipas burimeve edhe pse fillimisht forcat e rendit e gjykuan si vetëvrasje, prania e disa plagëve po shtynë hetuesit edhe drejt pistave alternative. (A2 Televizion)