Verilindja zbardhet nga bora, nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 08:40 | Aktualitet

Verilindja e vendit është gdhirë e zbardhur nga bora këtë mëngjes. Reshjet nisën gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme duke krijuar 4 deri ne 15 cm trashësi në zonat malore mbi 800 metra të nivelit të detit. Në afërsi të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, trashësia e borës arriti në 7 deri 15 cm.

Mjetet e makineritë borëpastruese punuan përgjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në mëngjes situata është stabilizuar, ndërsa reshjet janë të papërfillshme.

Një pjesë e tyre që përfshin ultësirën e Kukësit thuajse po shkrijnë, pasi edhe temperaturat mbeten në vlerat pozitive.

Sipas raportimeve dhe informacioneve nga shtabi e emergjencave, këto reshje nuk kane sjelle probleme. Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa nuk është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi i Shtabit të Emergjencave Kukës

Situata aktuale sipas informacioneve të marra nga strukturat përgjegjëse në Qarkun Kukës për datë 27. 12. 2020 ora 08:25 është si më poshtë:

Moti sot është i qetë, gjatë natës ka patur reshje bore me intensitet të ulët në gjithë territorin.  Bashkia Kukes është përfshirë nga reshje bore,  ku në  Shishtavec lartësia e bores arrin 10 cm.

Dhe bashkia Tropojë është përfshirë nga reshjet e borës, ku në Valbon arrin në 15 cm

Në bashkinë Has ne qytet ka rene 5 cm, ndersa ne Qaf Prush arrin 13 cm.

 Gjendja e rrugëve nacionale në Qarkun Kukës është:

Të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht.

Firmat kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre. 

Nga raportimet kemi probleme ne rrejtin e furnizimit me energji elektrike të disa fshatrave, Zahrisht, Golaj, Fajza, Vlahen. Nga OSHEE po punohet për eliminimin e defektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos