"Gjendja e të prekurve nga koronavirusi, 3 prej tyre nuk kanë asnjë shenjë"

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 10:46 | Aktualitet
"Gjendja e të prekurve nga koronavirusi, 3 prej tyre nuk kanë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishte e ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2, ku ndër të tjera foli edhe për gjendjen aktuale të 6 personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Zëvendësministrja bëri të ditur se 3 nga të infektuarit nuk kanë asnjë shenjë të koronavirusit edhe pse janë bartës të tij, ndërsa theksoi se gjendja e 3 personave të tjerë në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive është e qëndrueshme.

“Tre nga personat e prekur nga koronavirusi janë të shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. Klinikisht, këto nuk janë raste të rënda. Nga informacionet e fundit që unë kam, ata kanë qenë edhe pa temperaturë, në ndryshim nga një ditë më parë. Për momentin, atyre nuk u rrezikohet jeta. Tre rastet e tjera, janë persona që kanë pasur kontakt me këta persona. Ata nuk kanë deri tani asnjë shenjë të sëmundjes.

Mund të jesh bartës i koronavirusit pa simptoma dhe ke aftësinë për ta transmetuar atë. Nëse sëmundja do të zhvillohet, atëherë këta persona do të shkojnë në strukturat spitalore”, tha zëvendësministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos