
Qeveria ka pezulluar 12 linja fluturimi drejt Italisë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ministrja e Infrastrukturës dhe
Energjisë, Belinda Balluku, tha se anulimi nuk prek transportin tregtar, por
vetëm pasagjerët.
Anulimi i pacaktuar i fluturimeve ka ngjallur
tension tek udhëtaret, të cilët janë njohur me vendimin vetëm pasi kanë kryer
të gjitha procedurat për nisjen në drejtim të shtetit fqinj.
“Na thanë vetëm që nuk do të fluturohet në
Itali. Për kompensimin nuk na kanë thënë asgjë”, thonë qytetarët.
Përfaqësues te Autoritetit të Aviacionit Civil
deklaruan për A2 se kompensimi i udhëtarëve do të bëhet nga kompanitë përkatëse
në ditët në vijim. Aktualisht, Roma dhe Bari janë dy aeroportet që kanë mbetur
të hapura dhe kompanitë vijojnë normalisht fluturimet drejt këtyre
destinacioneve. (A2 Televizion)