Kontrolle në kufi, po skedohen të gjithë që vijnë nga zonat e prekura

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 21:02 | Aktualitet
Kontrolle në kufi, po skedohen të gjithë që vijnë nga

Pikat e kalimit kufitar tokësor dhe detar në të gjithë vendin vazhdojnë kontrollin e të gjithë udhëtarëve që futen në vendin tonë dhe në mënyrë të veçantë kontrollohen dhe skedohen personat që vijnë nga zonat e prekura tashmë me koronavirus, si nga Italia, ashtu edhe nga Greqia.

Nëse skedimi i udhëtarëve që vijnë nga Greqia bëhet vetëm për ato që kanë qenë në Athinë, udhëtarët që vijnë nga veriu i Italisë po skedohen të gjithë dhe po u merret adresa dhe numri i celularit, me qëllim mbajtjen e tyre nën vëzhgim për dy javët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos