GJKKO i rrëzoi kërkesën, Jaeld Çela kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 11:58 | Kronikë
GJKKO i rrëzoi kërkesën, Jaeld Çela kërkon

Dy ditë pasi GJKKO i refuzoi kërkesën për lehtësimin e masës së sigurisë, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm.

Çela ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia. Ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë "arrest në burg" me arsyetimin e skadimin e afatit kohor të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos