Deputeti Myslim Murrizi kërkon nga Kuvendi miratimin e një projektligji, i cili parashikon faljen e të gjitha masave administrative të vendosura gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
Akti me dy nene parashikon se pjesë e faljes të mos jetë vetëm gjobat, por edhe pezullimi i lejeve të drejtimit, bllokimet e automjeteve.
Në argumentin e tij ligjor, Murrizi nënvizon se kushtet e pandemisë janë në ulje drastike dhe shifrat janë pothuajse drejt zeros dhe e sheh të arsyeshme këtë amnisti. (A2 Televizion)
