Shpallja “non grata” e Berishës, Spiropali: Dënim kapital, kambanat po bien për të gjithë

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 12:30 | Politikë
Shpallja “non  grata” e Berishës, Spiropali: Dënim

Shpallja “non grata” nga autoritetet amerikane e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ishte pjesë e debatit që u zhvillua në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi si kapital vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në vend Sali Berishës, ndërsa u shpreh se kambanat e alarmit po bien për të gjithë.

“Dënimi moral kapital i Sali Berishës nga aleati ynë më i madh nuk më lumturoi, përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë që tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin tim. Ndjeva keqardhje që zullumet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit, familjes dhe aleatëve mbushën botën anembanë. Në këtë dokument sillet në vëmendje dhe ndikimi që ka përdorur për të mbrojtur aleatët e tij nga hetimet. Reagimi i Lulzim Bashës që nuk po di nga t’ia mbajë ishte për të qeshur dhe për të qarë”, u shpreh Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos