“I padëshiruar” nga SHBA, Sali Berisha njofton konferencën e jashtëzakonshme për shtyp

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 12:58 | Politikë
“I padëshiruar” nga SHBA, Sali Berisha njofton konferencën

Sali Berisha nuk do të mjaftohet me një status në Facebook për të sqaruar pozitën e tij, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “non grata” në territorin amerikan atë dhe familjarët e tij.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Berisha njofton se në orën 18:00 pritet të mbajë një konferencë për shtyp në ambientet e një hoteli, kur pritet t’iu përgjigjet dhe pyetjeve të gazetarëve që janë të shumta për këtë temë që ka tronditur politikën shqiptare.

Një ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha hodhi poshtë akuzat për korrupsion. Sipas tij, në 30 vite karrierë politike nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.

Ai kërkoi bërjen publike të çdo dokumenti që e përfshin atë në korrupsion, ndërsa shtoi se në pushtet dhe jashtë tij ka mbrojtur vetëm interesin publik kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos