
Kruja është shndërruar në një nga vatrat më aktive nga koronavirusi gjatë ditëve të fundit, për shkak se Covid-19 ka prekur punonjësit e fasonerive.
Mësohet se policia ka reaguar duke ndëshkuar dy fasoneri në këtë qytet. Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve.
Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë të kushteve higjieno-sanitare. (A2 Televizion)