
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Panaja” gjatë së cilit u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe një armë zjarri.
Në kuadër të këtij operacioni, gjatë një kontrolli në lokalin e shtetasit F.M. në fshatin Panaja u sekuestruan 11.5 kg kanabis sativa në dy thasë si dhe një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje.
63-vjeçari F.M. u arrestua në flagrancë dhe pritet të përballet me drejtësinë për veprat penale; "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
(A2 Televizion)