Zjarri përfshin 3 makina në një garazh

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 08:18 | Kronikë

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në një garazh në lagjen nr.17 të qytetit të Korçës ku për pasojë janë djegur totalish 3 automjete.

Garazhi ku ka rënë zjarri është në pronësi të shtetasit I. M. dhe një prej mjeteve të djegura ka qenë e tij ndërsa dy të tjerët të një tjetër shtetasi.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos