Pranuan gjykimin e shkurtuar për Dajtin, refuzohet zgjatja e hetimit ndaj 3 gjyqtarëve

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 12:50 | Kronikë
Pranuan gjykimin e shkurtuar për Dajtin, refuzohet zgjatja e hetimit ndaj 3

Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e SPAK për zgjatje të afatit hetimor ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.

Ata po hetohen për “korrupsion”, që dyshohet ta kenë konsumuar teksa pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar nga burgu përjetë.

SPAK vendosi njëherë pushimin e çështjes në janar të 2020, me argumentin se s’ka vepër penale, por gjykata e ktheu dosjen për rihetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos