Analistja Edlira Gjoni ka komentuar në A2 dhe vijueshmërinë e procesit të numërimit të votave, ku pas numërimit të mbi 60% të kutive rezultatet paraprake nxjerrin në avantazh Partinë Socialiste.
Sipas Gjonit, ekziston mundësia që Partia Demokratike, nëse numërimi përfundon në këtë trend ta interpretojë si fitore të saj
“Kam frikën se PD këtë rezultat do ta interpretojë si fitore. Mendoj se do kënaqet më pak. Ka rritje nga 2017. Por nuk e dimë a ishte në garë me Partinë Socialiste apo me veten”, u shpreh Gjoni. (A2 Televizion)