Gjoni: Shqipëria do të nisë të ndryshojë kur drejtësia të futet në “familjen e çakallit”

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 09:20 | Politikë
Gjoni: Shqipëria do të nisë të ndryshojë kur

Deputeti Ralf Gjoni ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë ku foli për aktualitetin politik në vend. Ndër të tjera, ai u pyet edhe për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA, ndërsa theksoi se këto vendime duhet të shoqërohen edhe me fakte nga amerikanët.

Ndërkohë, për Ralf Gjonin Shqipëria do të nisë të ndryshojë kur drejtësia të futet edhe në pushtetin aktual, të cilin ai e quan familja e çakallit.

“Nëse shpalljet non grata nga SHBA nuk shoqërohen me vendime drejtësie në Shqipëri, atëherë këto vendime s’kanë kuptim. Unë mbetem skeptik ndaj drejtësisë. Nuk ka dyshim që amerikanët po tentojnë ta ndihmojnë Shqipërinë, por nëse vendimet non grata nuk shoqërohen me dhënie provash ndaj organeve të drejtësisë shqiptare, por thjesht me mbyllje dere në Amerikë dhe rri te Gjiri i Lalzit... Nëse flasim për drejtësi në Shqipëri është tjetër gjë. Demokracia dhe drejtësia nuk eksportohen.

Nëse drejtësia do të ishte sa për të prerë 2-3 koka këtu, atëherë duhet të ishte shumë zhgënjyese. “Le të merremi me ujkun, por çakalli të bëjë kërdinë”. Çakalli është pushteti aktual, do të jetë edhe pushteti i ardhshëm pas këtij pushteti. Çakalli është ai në fuqi dhe duket i paprekshëm. Nëse do të ketë elementë që i përkasin familjes ose tribusë së çakallit, atëherë do të isha më i bindur se këtu po fillin një ndryshim”, u shpreh Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos