
Që prej hapjes së pikës së kalimit kufitar të Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës më shumë se dy dekada më parë, kjo javë ka shënuar fluksin më të vogël të lëvizjeve në dy anët e kufirit.
Kjo i faturohet masave të vendosura nga qeveria e Kosovës për të patur tri doza vaksinimi për këdo që hyn në territorin e Kosovës. Edhe ato pak makina që lëvizin një pjesë të pasagjerëve i lënë në kufi, pasi nuk lejohen të kalojnë.
Zëvendës Komandanti i Pikës Kufitare të Vermicës, Ismet Hodaj konfirmon reduktimin e ndjeshëm të lëvizjeve.
Masat e qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së Covid-19, kanë ndikuar më së shumti te lëvizjet dhe ekonomitë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe kryejnë vizita shëndetësore në qytetet e Kosovës. (A2 Televizion)