Gjykata e Apelit italiane, sërish dënim me 15 vjet për Moisi Habilajn

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 23:06 | Kronikë
Gjykata e Apelit italiane, sërish dënim me 15 vjet për Moisi

Sipas mediave italiane, Gjykata e Apelit e Kataniës në Itali ka rikonfirmuar dënimin e vitit 2019 me 15 vjet 5 muaj dhe 5 ditë burg për shqiptarin Moisi Habilaj, i cilësuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që merrej kryesisht me trafikun e drogës nga Shqipëria, por edhe me trafikun e armëve.  

Sipas portalit italian meridionews.it, në Apel janë dënuar sërish edhe bashkëpuntorët italianë të grupit, Antonino Riella me 14 vjet e 8 muaj  dhe Angelo Busacca, me 6 vjet e 10 muaj.  

https://a2news.com/2019/06/19/moisi-habilaj-denohet-me-15-vjet-burg/

Dënime edhe për Vincenzo Spampinato (9 vjet) në Apel, Gianluca Passavantin (2 vjet e 8 muaj) me dy vjet ndërkohë që për Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco u dhanë një vit e dhjetë muaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/29/moisi-habilaj-del-nga-burgu-por-nuk-do-te-kthehet-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos