
Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të Policisë Kufitare dhe asaj të Korçës, pranë fshatit Libonik të Maliqit.
Të dy janë kapur ndërsa po transportonin emigrantë të paligjshëm, me dy mjete të ndryshme, gjatë një prite të ngritur nga policia.
Burime pranë Policisë thonë se për të shmangur postbllokun, njëri prej mjeteve ka devijuar, duke rënë në kanal, por nuk raportohet të ketë të plagosur. (A2 Televizion)