Gjykata Kushtetuese, Basha: Kjo që po ndodh është grusht institucional

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 11:26 | Politikë
Gjykata Kushtetuese, Basha: Kjo që po ndodh është grusht

Grusht institucional e quajti kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese.

“Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli”, tha Basha i cili ndodhet në Sarandë, stacionin e radhës të një turi që po kryen në të gjithë vendin.

“Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional. Zotimi i parë është vendosja e barazisë para ligjit dhe heqja e trarëve të korrupsionit. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos