Zëdhënësi i Presidentit: Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 11:17 | Politikë
Zëdhënësi i Presidentit: Meta nuk ndalon askënd të

Pas lajmit se Arta Vorpsi është betuar si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në një zyrë noterie, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

“Të dashur gazetarë, lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t'ju sqaroj se Presidenti i Republikës nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruan në Facebook zëdhënësi i Kreut të Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/14/arta-vorpsi-ben-betimin-si-anetare-e-gjykates-kushtetuese-te-noterja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos