
Ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastrës, Zamira Rami, u shpall fajtore për shpërdorim detyre. Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg, dënim që u konvertua në punë me interes publik.
Rami u shpall fajtore për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai, dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë, gjatë procedurave të ndjekura për një projekt në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas dënimit, Rami do të kryejë 120 orë punë me interes publik, që do të duhet të realizohen brenda 6 muajsh nga dhënia e vendimit. (A2 Televizion)