
Pas një hetimi gati njëvjeçar, policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Parku”, ku janë vënë në pranga 12 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 6 të tjerë, pasi akuzohen si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit: D. Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; F. P., 27 vjeç, J. H., 19 vjeç, I. G., 26 vjeç, D. B., 20 vjeç, J. C., 20 vjeç, O. D., 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, F. P., 22 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:
A. Ç., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.
Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.
Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku””, bën të ditur policia. (A2 Televizion)