Gol fantastik në San Siro, Bajrami befason Interin

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 22:34 | Futboll

Nedim Bajrami vijon të tregojë formën e tij të mirë në futbollin italian.

Pasi i shënoi në dhjetor Milanit, mesfushori i kombëtares sonë dhe i Empolit, dërgoi topin në rrjetë edhe kundër Interit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Numri 10 kontrolloi me gjoks një top brenda zonës dhe goditi menjëherë me të majtën, duke barazuar në 1-1 rezultatin dhe duke bërë San Siron që të heshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos