
Eni Imami është heroi i Dinamos. Kapiteni i ekipit shënoi golin e vetëm të takimit në ndeshjen që dinamovitët fituan ndaj Kukësit, në “Elbasan Arena”.
Në minutën e 89 të ndeshjes, mbrojtësi realizoi pas një goditjeje dënimi, duke i dhënë 3 pikë shumë të vlefshme skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi, që tashmë renditet në vendin e 7, me 18 pikë.
Ndërkohë, kjo humbje i jep një goditje të fortë shpresave të Kukësit për të qëndruar në garën për titullin kampion, pasi e sheh veten 6 pikë pas Tiranës kryesuese dhe me pikë të barabarta me Laçin (28). (A2 Televizion)