Përdhunuan në grup shqiptaren, konfirmohet dënimi me burg për ish-futbollistin e Milanit

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 21:16 | Futboll
Përdhunuan në grup shqiptaren, konfirmohet dënimi me burg

Gjykata e Lartë në Itali konfirmoi dënimin me 9 vjet burg për ish-yllin e Milanit, Robinho për përdhunimin në grup të një vajze 23 vjeçare shqiptare.

Në këtë mënyrë, trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtëse të futbollistit brazilian se ajo çfarë kishte ndodhur me vajzën ishte bërë me konsensus.

Gjykata dha një dënim të formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit.

Drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos