
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit kroat, në ndeshjen mes Hajdukut të Splitit dhe Slaven Belupo.
Vendasit ishin duke udhëhequr 1-0 kur kundërshtarët patën një mundësi të artë për të gjetur barazimin, por portieri e ndali topin në vijën fatale.
Në pamjet e kapura nga kamerat, duket se topi është përplasur në rrjetë, por nuk ishte kështu. Iluzioni i golit është krijuar edhe për disa nga lojtarët e Slaven Belupo, të cilët nisën të festonin, së bashku me portierin, i cili donte ta ndante gëzimin e golit fantazmë me lojtarët në bankinë.
Lojtarët e Hajdukut përfituan nga situata dhe vulosën rezultatin në 2-0, duke shënuar me portën e zbrazët.
Një ndër lojtarët kyç të Hajdukut këtë sezon është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ismajli, ndërsa pjesë e këtij ekipi janë edhe dy shqiptarët e tjerë Françesko Tahiraj e Emir Sahiti. (A2 Televizion)