
Të arrestuarit me akuzën e mashtrimit kibernetik dolën mesditën e kësaj të shtune para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.
2 prej të ndaluarve, kamerunas jetonin dhe strehoheshin në Shqipëri, ku kishin krijuar bazën e operacioneve të tyre gjatë të cilave grabitën 4 milionë euro, kompanive nga 9 vende të botës.
Gjatë operacionit të policisë u shpallën në kërkim dhe 8 persona të tjerë. Skema që ata përdornin njihet si “Mashtrim i pagesës përmes postës elektronike” pasi veprohej duke kontrolluar komunikimet e postës elektronike mes subjekteve tregtare e klientëve.
Duke qenë në dijeni të komunikimeve, të akuzuarit rikrijonin mesazhe të njëjta me udhëzime për të transferuar fonde, të cilat i përfitonin. (A2 Televizion)