Stema e botërorit në fanellë, Premier League ndalon Liverpool-in të bëjë ndryshime

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 16:03 | Futboll
Stema e botërorit në fanellë, Premier League ndalon Liverpool-in

Liverpool fitoi të drejtën për të vendosur stemën e botërorit të klubeve në fanellë, pas suksesit në finalen ndaj Flamengos.

Skuadra e Jurgen Klopp dëshiron ta ketë menjëherë këtë modifikim, por kërkesa e tyre bie ndesh me rregulloren e Premier Ligës angleze, e cila nuk lejon ndryshime në mesin e sezonit.

Liverpool mund ta veshë fanellën e re vetëm në Champions League, duke nisur nga muaji shkurt. Megjithatë, drejtuesit e “The Reds” kanë apeluar vendimin e Ligës angleze me shpresën që do të merret në konsideratë.

Real Madridit, që fitoi Botërorin në 2016-ën, 2017 dhe 2018-ën iu lejua të stampojë logon e FIFA-s menjëherë pas përfundimit të kompeticionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos