Juventus “shkërmoqet” në 13 minuta, asnjë italiane në çerekfinale të Champions

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 22:55 | Futboll
Juventus “shkërmoqet” në 13 minuta, asnjë italiane

Asnjë skuadër italiane nuk do të jetë në fazën çerekfinale të Champions League. Juventusi është ekipi i fundit që i ka dhënë lamtumirën kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Pas barazimin 1-1 në Spanjë, skuadra e Allegri-t u shkërmoq brenda 13 minutash në Itali nga Villarreali, të cilët i shënuan 3 gola në fundin e ndeshjes duke i eliminuar.

Ndërkohë, Chelsea është skuadra e fundit që siguron biletën e çerekfinaleve pasi fitoi edhe takimin e dytë ndaj Lilles në transfertë me rezultatin 1-2, ndërsa kishte fituar në Londër 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos