Përjashtimi i skuadrave ruse, CAS lë në fuqi vendimin e dy institucioneve

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 10:23 | Futboll
Përjashtimi i skuadrave ruse, CAS lë në fuqi vendimin e dy

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës la shumë pasoja në çdo fushë të sportit e veçanërisht në atë të futbollit.

Pak ditë më parë, FIFA dhe UEFA morën vendim unanim për përjashtimin e çdo skuadre ruse nga çdo kompeticion. Reagim të menjëhershëm pati nga Federata Ruse, e cila vendosi ta dërgojë këtë çështje në CAS. Por, sërish nuk mori dritë jeshile, pasi edhe CAS ka lënë në fuqi vendimin e parë për përjashtimin e klubeve ruse në çdo aktivitet sportiv.

Lajmin e konfirmoi vetë Presidenti i CAS, i cili me anë të një postimi bëri të ditur se kërkesa e rusëve është hedhur poshtë, për këtë arsye qëndrimi do të mbetet i njëjtë nëse situata mes dy vendeve në luftë nuk normalizohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos