
Pas arrestimit të djeshëm të shtetasit Xh.H. në Vlorë, vijon në Vlorë operacioni i forcave të Policisë dhe Interpolit për të kapur anëtarë të një bande kriminale në fushën e trafikut të drogës në Spanjë.
Ditën e sotme u arrestua një 25-vjeçar, shtetasi me inicialet U.S. edhe ai banues në Vlorë, ndaj të cilit rëndojnë të njëjtat akuza, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjetikës”.
Sipas policisë, grupi kriminal kultivonte marijuhanë në disa ndërtesa industriale, por edhe në banesa private.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)