
Një grua ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga furnela e ngrohjes.
“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)