 - 1790 – Në Meksikë zbulohet guri kalendarik i njohur si Guri i Diellit apo Guri i 5 Epokave. Objekti, një skulpturë monolite, u zbulua gjatë riparimeve të Katedrales në kryeqytetin Meksiko. Guri është 3 metra e 70 centimetra në diametër dhe peshon rreth 24 ton. Qëllimi i saktë dhe kuptimi i këtij gurit është i paqartë. 
 - 1920 – Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve. Në emër të shtetit shqiptar, kjo pjese e marrëveshjes u nënshkrua nga Fan Noli, atëherë kryepeshkop i Durrësit, i cili ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar. 
 - 1932 – Lindi në Sarajevë Tinka Kurti, aktore, “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare. 
 - 1969 – Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara përfundojnë studimin mbi UFO-t. Projekti Blue Book kishte dy qëllime: për të përcaktuar nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe për të analizuar shkencërisht raportimet lidhur me UFO-t. 
 - 1973 – 30 pasagjerët u vranë në një sulm nga terroristët palestinezë në aeroportin “Leonardo da Vinçi”, Fiumiçino në Romë të Italisë. 
 - 1989 – Në Rumani shpërthyen demonstratat masive kundër regjimit të diktatorit Nicolaj Çeaushescu, në të cilat humbën jetën 1000 njerëz. 
(A2 Televizion)
              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				     
                                           
 
 
 
 
 
 
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   