Rama reagon për përgjimet e antimafias: Turp, marrëzi e pashoq

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 11:59 | Politikë
Rama reagon për përgjimet e antimafias: Turp, marrëzi e pashoq

Kryeministri Rama foli këtë të martë në lidhje me përgjigjet e antimafies italiane të publikuara ditët e fundit në mediat shqiptare dhe ato të Italisë, ku pretendohet një lidhje mes anëtarëve të klanit mafioz Ndrangheta me zyrtarë shqiptarë.

Rama theksoi se ky rast është “një provë spektakolare e katandisë së opozitës”.

“Nuk do të them duhet të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian. Nga prokuroria italiane thuhet se i vetmi investim i bërë në Shqipëri është një dyqan i vogël. Servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mejhaneve televizive është turp. Ky është një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t'ia bërë nënën këtij vendi, e kanë prioritet. Sa herë u jepet mundësia edhe kur s’ka asnjë mundësi, në fakt, sepse kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër.

Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, përfytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar, nuk ka asnjë fakt, asnjë provë dhe këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos