1864 – Nevada bëhet shteti i 36-të amerikan. “Dita e Pranimit” filloi të festohej që në vitin 1870. Më 1933, legjislatura e Nevadës e shpalli këtë ditë festë shtetërore. 1913 – Përurohet autostrada e parë, që përshkon Shtetet e Bashkuara nga një skaj në tjetrin. Autostrada Linkoln fillon nga Sheshi Times i Nju Jorkut deri në Parkun Linkoln të San Franciskos, duke kaluar nëpër 14 shtete, gjithsej e gjatë 9450 km. 1920 - Në Anoka të shtetit Minesota, festohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara dita e Halloween-it, për të nderuar shpirtrat e të gjithë shenjtorëve, e përzier me traditën pagane të pas korrjeve. 1984 – Kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi u vra në New Delhi. 1993 – U nda nga jeta Federico Fellini, skenarist dhe regjisor italian. Fellini konsiderohet si një prej kineastëve më të shquar dhe më me ndikim në historinë e kinemasë. Për punën e tij si regjisor në vitin 1993, ai u nderua me çmimin Oskar, për arritjet gjatë karrierës së tij. 1999 – Yachtsman Jesse Martin u kthye në Melburn pas 11 muajsh lundrim të pandërprerë rreth botës dhe pa u ndihmuar nga askush.
Kalendari historik, 31 tetor. (A2 Televizion)