1906 – Lindi Giuseppe Farina, kampioni i parë i Formula 1. 1920 - U themelua Partia Komuniste e Australisë në Sidnei. 1922 - Benito Mussolini u bë kryeministër i Italisë. 1925 - John Logie Baird krijoi transmetuesin e parë televiziv britanik. 1960 - Michael Woodruff realizoi transplantimin e parë të veshkës në Edinburgh, Angli. 1960 – Lindi Diego Armando Maradona, futbollist argjentinas. I njohur edhe si “El Pibe de Oro” (fëmija i artë), vlerësohet nga shumë sportdashës, si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. 1973 - U përfundua ura e Bosforit në Stamboll, Turqi, për të lidhur kontinentin e Evropës dhe Azisë për herë të parë në histori. 1988 - Kompania Philip Morris bleu kompaninë Kraft Foods, për 13,1 miliardë dollarë amerikan. 1991 - Filloi Konferenca e Madridit për bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme.
Kalendari historik, 30 tetor. (A2 Televizion)