Handikapi tjetër në Velipojë, morën leje për plazhet, por nuk kanë vrojtues

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 14:16 | Aktualitet
Handikapi tjetër në Velipojë, morën leje për plazhet,

Ndonëse sezoni veror po shkon drejt mesit të tij, në plazhe përveç problemeve me hapësirat, ka mungesa të theksuara edhe me vrojtuesit. E tillë është situata edhe në plazhin e Velipojës.

Ndonëse një numër subjektesh kanë marrë të drejtën e shfrytëzimit të hapësirave në plazhe, në zonën e Velipojës, rezulton se deri më tani janë lidhur 1 ose 2 kontrata me vrojtuesit e licensuar, në një kohë kur Velipoja ka minimalisht mbi 250 stacione plazhi.

Sipas Nikolin Sterkaj, trajnues i vrojtuesve të plazhit, në vitet e mëparshme, vrojtuesit e plazheve kanë ndërhyrë me dhjetëra raste duke shpëtuar edhe dhënien e ndihmës së parë pushuesve që kanë patur nevojë.

Sipas akteve normative në fuqi, një vrojtues plazhi mund të administratojë deri në 80 metra vijë bregdetare dhe aktualisht numri i vrojtuesve në zonën e Velipojës është i mjaftueshëm për të siguruar të gjithë vijën bregdetare që përdoret nga pushuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos