
Komisioni i Posaçëm Parlamentar zgjodhi kandidaten Rozeta Ivanova si anëtare e dytë zëvendësuese për komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ivanova mori preferencën e 6 prej 11 deputetëve që përzgjodhën kandidaturat përmes një votimi të fshehtë elektronik.
Ndërsa për pozicionin e anëtarit të parë zëvendësues për Komisioner Publik, u zgjodh Irena Nino, e cila mori preferencën e 10 deputetëve nga 11 që morën pjesë në votim.
Më herët, Komisioni i Posaçëm Parlamentar skualifikoi dy kandidatë. (A2 Televizion)