
Shqipëria vijoi të ishte burimi kryesor i kanabisit bimor në Itali gjatë viti 2020. Vendi u klasifikua gjithashtu burimi prej të cilit u kap sasia më e madhe e kësaj lënde narkotike gjatë vitit pandemik.
Të dhënat e raportit vjetor nga antidroga italiane tregojnë se gjatë vitit të shkuar, autoritetet e vendit fqinj sekuestruan një sasi prej më shumë se 1 ton kanabis sativa.
Ndonëse sasia e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, i kapur nga autoritet Italiane ka qenë në rënie në tre vitet e fundit raporti vlerëson se vendi mbetet burimi kryesor i kësaj lënde narkotike në kontinentin Europian së bashku me Holandën.
Viti 2016 shënoi edhe sasinë më të madhe të kanabisit me origjinë nga Shqipëria të kapur në Itali me më shumë se 16.6 tonë. Ulja e sasisë së kanabisit të kapur në Itali në vitet e fundit duket se ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së asgjësimeve të lëndës narkotike.
Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se gjatë vitit të shkuar u asgjësuan 130 496 rrënjë kanabis, shifër kjo më e lartë e lartë se vitet 2019, 2018 apo 2017. (A2 Televizion)