Rama nisi vizitën në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 09:11 | Kosova
Rama nisi vizitën në Prishtinë, pritet me ceremoni

Menjëherë pas kthimit nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama udhëtoi për në Kosovë ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rreth orës 08:50, Rama u prit nga Kurti me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pas takimit, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 10:20.

Vizita e Ramës në Prishtinë vjen, kur situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar dhe të dyja palët kanë vendosur forca ushtarake në kufi, teksa ditën e sotme, Ministria e Jashtme e vendit tonë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat e armatosura që të mos nxitet dhunë dhe trazira në veri të Kosovës.

Që prej 18 shtatorit, kryeministri Edi Rama ndodhej në Nju-Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/27/situata-ne-veri-te-kosoves-tritan-shehu-vizita-e-rames-e-sforcuar-open-balkan-ka-rene-tashme/
https://a2news.com/2021/09/27/situata-e-tensionuar-ne-kosove-reagon-borrell-dhe-stoltenberg-palet-te-permbahen/
https://a2news.com/2021/09/26/situata-ne-veri-te-kosoves-reagon-shba-po-punojme-per-uljen-e-tensioneve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos