
Juventus duket se e ka marrë veten nga tronditja që i shkaktoi humbja ndaj Interit, një javë më parë.
Pasi fituan Superkupën e Italisë ndaj Napolit, bardhezinjtë mposhtën në kampionat edhe Bolonjën, me rezultatin e pastër 2-0.
Golat erdhën nga mesfusha, me Arthur dhe McKennie që i dhanë 3 pikët ekipit të drejtuar nga Andrea Pirlo.
Me këtë fitore, Juve ngjitet në vendin e katërt të renditjes, me 36 pikë, 7 pikë më pak se kryesuesit e Milanit, por edhe me një ndeshje më pak se kuqezinjtë. (A2 Televizion)