
Real Madrid ka fituar me rezultatin e thellë 1-4 ndeshjen e radhës në La Liga përballë skuadrës së Alaves.
Madrilenët lanë pas eliminimin zhgënjyes në Kupën e Mbretit përballë amatorëve të Alcoyano për të marrë 3 pikë të rëndësishme në garën për kampionat.
Seria e golave u hap nga Casemiro në minutën e 14 të takimit. Ende pa u mbyllur pjesa e parë “Galaktikët” shënuan dhe dy herë të tjera me Benzema dhe Hazard.
Vendasit shkurtuan rezultatin me Joselu në të 60, por goli i dytë i Benzema në këtë ndeshje preu shpresat e tyre për një fund ndryshe të takimit. (A2 Televizion)