
Milan pësoi një disfatë të rëndë ndaj Atalantës mbrëmjen e djeshme, por kjo nuk do të thotë se Zlatan Ibrahimovic mbyll gojën kur ngacmohet.
Duvan Zapata, kur ndeshja ishte në përfundim, provokoi sulmuesin e Milanit, kur po shikohej një episod 11-metërshi të mundshëm për kuqezinjtë. Sulmuesi i Atalantës i tha këto fjalë: “Nuk e mbyllni dot ndeshjen pa penallti ju. Doni të trembëdhjetën?”
Ibra iu përgjigj menjëherë, duke qeshur me ironi: “Unë kam shënuar më shumë gola sesa ke ti ndeshje të zhvilluara në karrierë”.
Diçka shumë e vërtetë, duke qenë se Ibra ka shënuar 498 gola, ndërsa Zapata ka luajtur vetëm 373 ndeshje. (A2 Televizion)