
Armando Sadiku do të luajë me Bolivar Centenario. E konfirmon presidenti i klubit amerikano-jugor, Marcelo Claure, i cili mirëpret lojtarin shqiptar duke e vlerësuar për golat në karrierë në një postim në Twitter.
I themeluar në vitin 1925 në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë, Bolivar ka fituar 29 herë titullin kampion si dhe numëron 2 arritje në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores.
La Paz, kryeqyteti i Bolivisë, është i pozicionuar në 3650 metra mbi nivelin e detit, duke qenë kryeqyteti më i lartë në botë. (A2 Televizion)