Prezantohen modelet e shtëpive për të prekurit nga tërmeti

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 16:30 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në një takim me banorët e Thumanës, ku janë publikuar edhe modelet e shtëpive të reja për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja Elva Margariti publikoi modelet e banesave. “Do te ketë 3 tipologji shtëpishë; 1+1 deri në 60 metra katrorë;  2+1, deri në 78 metra katrorë dhe 3+1. Banesat janë me kopshte të veçanta. Standardi do të jetë më i lartë se sa në banesat që janë shkatërruar. Do të ndërtohen edhe shkolla dhe terrene sportive në këto zona”, tha ministrja.

“Në maj nis puna, ndërsa brenda 2 viteve do të shohim një Shqipëri të re. Zonat e ndërtuara pas tërmetit do t’i marrim shembull për t’u ndërtuar edhe në zona të tjera”, tha ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos