
Dy motrat nga Patosi, Aurora Meta Dollenberg dhe Elona Meta Haubrich, që jetojnë në Hanover të Gjermanisë, janë kthyer kohët e fundit në shembullin e suksesit të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.
Mjeke nga profesioni, ato udhëheqin Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Diasporë dhe po lobojnë për “mjekësinë e së ardhmes”, që nënkupton rritjen e mëtejshme akademike, shkëmbimin profesional dhe lobizmin konstruktiv në nivel evropian për gjithë shqiptarët, pavarësisht nga cilat shtete janë.
Mesazhi i tyre për Diasporën është ky; duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrit, të veprojmë në mënyrë unike dhe të organizuar. Ato nuk janë vetëm mjeke dhe psikologe, komunikuese të mira dhe të sinqerta e mikpritëse, por edhe lidere, të pajisura me kompetencë sociale.
As paraja dhe jeta e mirë në Gjermani, as kushtet jetësore nuk i kanë bërë kryelarta, por janë krenare për punën e tyre, vetëbesimin dinjitoz për imazhin që kanë ndërtuar përplot dashuri edhe me bashkëshortët e tyre gjermanë.
Dy motrat nga Patosi janë të afta gjithashtu të japin përkrahje në kërkesa për konsultime lidhur me punimet shkencore se si ta bëjmë një punim të mirë me metoda analitike. (A2 Televizion)