Heqja e banderolës së LSI, Meta: Kryetari i Bashkisë së Fierit duhet të shkojë në burg, burrat të mprehin kosoret e të marrin lopatat

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 12:12 | Politikë
Heqja e banderolës së LSI, Meta: Kryetari i Bashkisë së

Pas statusit në Facebook, Meta doli edhe në një konferencë për shtyp, të cilën e quajti të jashtëzakonshme, në lidhje me heqjen e banderolave të LSI në Fier.

Meta e quajti këtë rast si një incident të turpshëm dhe banal, ndërsa theksoi se kryetari i Bashkisë së Fierit duhet të shkojë në burg për shkeljet e rënda që ka bërë, jo vetëm për këto shkelje të kodit zgjedhor.

“Ruci provokator i ndyrë që përpiqet të prishë zgjedhjet të dielën. U bëni thirrje grave, burrave të Fierit, të mprehin sfurqet, kosoret, lopatat dhe t'i kenë gati për ditën e diel nëse preken votat. Kjo është çështja. Ata e bëjnë që të dalin militantët e LSI dhe të bëhet sherr, të krijohet ideja që LSI-ja me porosi të presidentit të prishë mitingun e socialistëve”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos