Makina e ambasadës ruse aksidentohet në Librazhd

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 18:55 | Kronikë
Makina e ambasadës ruse aksidentohet në Librazhd

Një makinë e ambasadës ruse është përfshirë në një aksident rrugor pranë qytetit të Librazhdit, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”. Makina e përfaqësisë diplomatike ruse është përplasur me një mjet tip Benz dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Personi i plagosur është drejtuesi i mjetit Benz, Besnik Gora i cili ka pësuar një frakturë dhe ndodhet në spitalin e Librazhdit. Çifti rus, në makinën e ambasadës, Nikhain Kruchinina  35 vjeç dhe Darja Kruchinina 35 vjeçe kanë marrë plagë të lehta në aksident.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë moti i keq dhe lagështia në rrugë. Zona e Murrashit pranë Librazhdit është shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve në mot të keq për shkak të kthesave të forta dhe rrëshqitjes së dherave nga shpati i malit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos